Suedia ka hequr masat kufizuese për udhëtarët shqiptarë. Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në këtë shtet, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.
“Suedia. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e TIA-s.
Prej fillimit të muajit korrik, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë liruar masat për shqiptarët, ndërsa në vendin tonë mund të hyjë kushdo pa asnjë kusht./m.j