“Thirrjet e tij telefonike mund të zbulojnë një sekret të fshehur të pilotit, mbase edhe motivin e vërtetë për vrasjen e gruas së tij.”
Kështu është shprehur oficeri i Policisë greke, i përfshirë në hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos.
Sipas informacioneve të siguruara nga RealNews, si organet gjyqësore ashtu edhe ato policore po presin me interes rezultatet e tabulateve të tij telefonike.
Sipas të njëjtit burim, heqja e sekretit telefonik është kërkuar të mbulojë një periudhë prej gjashtë muajsh para vrasjes së Caroline, dmth nga nëntori 2020 deri më 11 maj 2021, ditën e vrasjes.
Kontaktet telefonike të 33-vjeçarit po hetohen pasi oficerët e Policisë Greke nuk janë të bindur nga rrëfimi i tij se bashkëshorten e vrau në gjaknxehtësi e sipër. Po ashtu po kërkohen informacione nga kompania e helikopterëve ku ai punonte për rolin e tij.
Por cili të ketë qenë sekreti që Caroline dinte për të shoqin, aq saqë ai u detyrua që t’i merrte jetën? Pritet që të zbulohet nga hetimet. /m.j