Nga Fatbardh Kadilli
Teatri që flet!
Mbrëmë pashë një shfaqje teatri që kisha kohë që më mungonte.
Më mungonte pa e ditur se do bëhej. Pashë një Teater që Flet.
Metafora e Fermës së Kafshëve i foli qytetit nga amfiteatri veror. I foli nënshtrimit, konformizmit, dorëzimit të shoqërisë përballë pushtetit.
Dje Teatri Kombëtar i foli politikës. I foli iluzionit dhe cinizmit politik.
Dje Driada Dervishi me regjinë plot elemente të guximshme i foli 30 viteve të tranzicionit me gjuhë artistike.
Me gjuhë të vërtetë, me estetikë, dhe me ndershmëri.
Dje pashë Çulin, Liçajn, Kakelin, Shehajn, Lakon të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe që veç tyre nuk e bën dot kush.
Të përjetësojnë me art makthin e një shoqërie që e vlerëson shumë pak lirinë.
Që ende i trembet lirisë. Që ende lëngon nga oportunizmi shekullor.
Që vuan konformizmin modern.
Është folur shumë për teatrin këto vitet e fundit.
Dje pashë Teatrin të Flas vetë.