Granit Xhaka, lojtari shqiptar që luan në Bundesligë, ka marrë karton të kuq pasi ka goditur një lojtar kundërshtar, gjatë ndeshjes Myshengladbah- Dermstandt.Skena ka ndodhur në minutën e 38’, kur mesfushori me origjinë nga Kosova ka goditur kundërshatin Peter Niemeyer me një shkelm.
Që nga koha e tij në Bundesligë, Xhaka ka marrë pesë karton të kuq dhe është bërë lojtari më i ri që arrin pesë të tillë.