Kur jemi në kulm të sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë mijëra turistë janë duke shijuar mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë. Ka qenë Kryeministri Rama, i cili e ka nisur ditën sot me një video promovuese të turizmit, duke publikuar disa përjetime të turistëve të huaj, kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit.
“Më pëlqen shumë këtu, do t’i rekomandoja të gjithë të vinin në Tiranë sepse është vërtet një qytet modern europian”, thotë një turiste.
“Në qoftë se do të vizitosh një qytet të bukur e të ri, një qytet me jetë nate interesante, me ushqime të mira mund ta gjesh në Tiranë”, thotë një tjetër turist.
“Tirana dhe e gjithë Shqipëria është sot një vend jo shumë i njohur për europianë. Por këtu njerëzit janë shumë mikpritës”, nënvizon një tjetër.
/b.h