Pas Partisë socialiste vetë Martin Cubi përmes një letre ka qartësuar ngjarjen duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje me armën që e kishte me leje dhe se PD po tenton të dezinformojë publikun. Martin Cubi thekson se do të ngrejë padi kundër Alibeajt për shpifje.
“Më datën 27 Prill të vitit 2009, pak metra larg spitalit Rajonal të Shkodrës, jam goditur rëndë me thikë në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori tentoi të me godiste serish me thikë kam nxjerr armën që mbaja me leje dhe kam qëllluar në drejtim të autorit, I cili për fat te keq humbi jetën. Unë kam shpëtuar nga kjo ngjarje vetem falë faktit që ndodhesha fare pranë spitalit ku ndihma ishte e menjehershme, pasi plaga ishte shume serioze.”- shkruan Cubi.
Deklarata e plote e Cubit
- Enkelejd Alibeaj pa pikë turpi dhe I bindur dhe ai vetë se po gënjen merr guximin të dizinformoje publikun.
Lidhur me deklaratën e pavertetë të bërë nga z Alibejaj , ndërsa më akuzoi si kriminel, bandit dhe person me rrezikshmeri të lartë, e shikoj të arsyeshme të informoj mediat dhe opinionin publik për të vërtetën që duhet të dine te gjithe.
Asnje qytetar I këtij vendi nuk më njeh si përson me rrezikshmeri shoqërore, por përkundrazi duke qënë prej 15 vitesh kryetar I komunës Pult në Dukagjin, një zonë që persekutohej nga Partia Demokratike pasi votonte majtas, kam qëndruar pranë komunitetit ne zgjidhjen e halleve të tyre te perditshme.
Nderkohe e verteta për atë që gënjeshtari Alibeaj më çuan “vrasës”,”bandit”, është kjo : Më datën 27 Prill të vitit 2009, pak metra larg spitalit Rajonal të Shkodrës, jam goditur rëndë me thikë në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori tentoi të me godiste serish me thikë kam nxjerr armën që mbaja me leje dhe kam qëllluar në drejtim të autorit, I cili për fat te keq humbi jetën. Unë kam shpëtuar nga kjo ngjarje vetem falë faktit që ndodhesha fare pranë spitalit ku ndihma ishte e menjehershme, pasi plaga ishte shume serioze.
Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjygjesor Shkodër dhe Gjykata e Apelit Shkodër në kohën kur Ministër I Drejtësisë ishte vete Z. Enkelejd Alibeaj , më kanë shpalluar të pafajshëm pasi ajo ka ndodhur në kushtet e vetembrojtjes ekstreme. Kam sherbyer per 15 vjet si kryetar I Komunes Pult, I mandatuar nga vota e banoreve te kesaj zone, 8 vite prej te cilave ne qeverisjen e PD-se. Sikur te isha vertet ashtu sic shpreheni sot Z. Alibeaj, bazuar edhe ne ligjin e shtetit shqiptar por dhe ne mentalitetin hakmarres qe PD ka ndaj kundershtareve politike, jam I sigurte qe nuk do me kishit kursyer qofte nga shkarkimi por dhe nga denimi nese do isha fajtor.
Kjo deklaratë e juaja z Alibejaj me jetp te drejten t’ju keshilloj te gjeni një avokat të mirë për ti dalë për zot këtyre shpifjeve.
Me respekt
Martin Cubi