Një siperfaqe e mbuluar me shkurre e ferra është perfshirë nga flakët përgjatë autostradës Fushë-Kruje – Milot ne afersi te fshatit Luz.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se flakët kanë përpirë dhe disa parcela gruri te korrura ndërkohë që po dhe po përparojnë drejt banesave.
Burimet bëjnë me dije se deri tani janë djegur rreth 3 hektarë tokë ndërkohokë që zjarrfikesja e Krujes ka mbërritur në vend për të lokalizuar flakët.
Kujtojmë që ditët e fundit shumë zona të qytetëve të Shqipërisë janë përfshirë nga flakët si pasojë e temperaturave të larta.
g.kosovari