Rrjeti Social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account)e dyshimtë’.
Nuk dihet se cila është arsyeja e kufizimit të llogarisë së Lulzim Bashës, por vetë twitter rendit këto 6 arsye se pse mund të kufizojë llogarinë e një përdoruesi të saj.
1) Postimi i përsëritur i përmbajtjes dublikatë ose gati-dublikatë (lidhje ose cicërima)
2) Abuzimi i temave në trend ose hashtags
3) Dërgimi i twitte-ve ose përgjigjeve të automatizuara
4) Përdorimi i robotëve ose aplikacioneve për të postuar mesazhe të ngjashme bazuar në fjalët kyçe
5) Postimi i mesazheve të ngjashme mbi shumë llogari (spam)
6) Follow-Unfollow agresive e njerëzve/ shqiptarja.com
g.kosovari