E ftuar në emisionin “Java në RTSH”, mbrëmjen e sotme ishte aktorja dhe regjisorja Adelina Muça, e cila foli rreth festivalit mbarëkombëtar të skenës për fëmijë në Berat.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, regjisorja u shpreh se do ishte shumë mirë nëse kjo nismë do të mbështetej nga institucionet në vazhdimësi.
Sipas saj, kjo është një mundësi që fëmijët të shfaqin talentin e tyre dhe ndërkohë të largohen nga jeta e teknologjisë.
“Do të ishte shumë mire sikur kjo nismë të mbështetej nga institucionet që të ketë një vazhdimësi. Ne u dhamë mundësi që fëmijët të shfaqin talentin e tyre dhe gjithashtu mundësinë që të largohen nga jeta e teknologjisë. Një nga pikat kyce të festivalit ishte transmetimi I traditës shqiptare nëpërmjet fëmijëve. Tradita që vjen nëpërmjet tyre është shumë e bukur. Vlerësimet u dhanë nga emrat e njohur, Ndricim Xhepa, Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani që ishin prezentë,”- u shpreh aktorja dhe regjisorja Adelina Muca në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h