Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi pritet të nxjerrë në treg librin e tij më të ri, i titulluar “Ilir Meta”. Mësohet se Lesi ka nisur që të shkruajë librin për kreun e shtetit, një nga personazhet më të lakuara të politikës shqiptare, i cili ka provuar të gjitha funksionet e shtetit.
Libri pritet të dalë në fund të këtij viti dhe do të ketë një tirazh prej 30 mijë kopje dhe vjen fill pas një përplasjeje që të dy kanë pasur lidhur me dekoratat.
Lesi ka folur hapur për faktin që presidenti Meta, shpesh herë i ironizuar për dorën e lëshuar që ka për shpërndarjen e dekoratave, e kurseu një në 30-vjetorin e medias që ai drejton, shkruan ‘dosja.al’.
Gazetari dhe botuesi me anë të shkrimeve ka bërë me dije se ka qenë vetë Meta, ai i cili ia kishte premtuar dekoratën para zgjedhjeve, por nuk e kishite mbajtur fjalën e dhënë. Ndërkohë që shkrimeve të Lesit, Presidenca u është përgjigjur me heshtje, pa asnjë koment.
Lesi ka botuar deri më tani dy libra, i pari është “Si njoha Nanon dhe Berishën” dhe tjetri “Kështjella e Medias”./m.j