Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm, për qytetarët shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se “Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë , veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë .
Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.”.
Gjithashtu ajo apelon qytetarët që të kenë kujdes, pasi “Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ”./m.j