Afrim Sena është i riu i cili u vu në pranga nga policia rrugore pasi është kapur duke drejtuar mjetin, ndërkohë që po përdorte telefonin. Në momentin kur i riu u ndalua nga policia, tentoi që ti korruptonte me një 20-çe me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
I riu do të akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies. Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari