Një automjet i tonazhit të rëndë, trajler është përmbysur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, prane vendit të quajtur Ishull Shëngjin.
Nga informacionet e para bëhet me dije se mjeti është me targa të Podgoricës.
Mësohet se trajleri po lëvizte në drejtim të Lezhës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve të tjera që përshkojnë këtë aks rrugor.
g.kosovari