Kontinenti afrikan është përballur me javën më të rëndë të pandemisë, por më e keqja ende nuk ka ardhur, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Vala e tretë e pandemisë po lëviz me shpejtësi dhe vazhdon të fitojë terren të ri”, tha më 8 korrik, Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën.
Që nga data 3 maj kur llogaritet se ka filluar vala e tretë e pandemisë në Afrikë, rastet me koronavirus po rriten. Gjatë javës së kaluar më shumë se 251,000 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në kontinent, një rritje prej 20 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
Në 10 nga 16 shtetet afrikane është zbuluar varianti më ngjitës i koronavirusit, të cilin OBSH-ja e ka emëruar Delta.
Afrika e Jugut është vendi më i goditur në Afrikë, me rreth 26 mijë raste ditore, kryesisht me variantin Delta.
Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët, pasi vetëm 16 milionë njerëz apo rreth 2 për qind e popullsisë afrikane është vaksinuar me dy doza.
Por, Moeti tha mund të ketë optimizëm pasi ka një rritje të dërgesave të vaksinave.
Në dy javët e kaluara, më shumë se 1.6 milion doza u shpërndanë në Afrikë përmes skemës Covax, e cila është krijuar për të siguruar shpërndarjen e barabartë të vaksinave në vendet e varfëra.
Së shpejti në 49 vende të varfra pritet të mbërrijnë 20 milionë vaksina nga SHBA-ja.
Edhe Norvegjia dhe Suedia kanë premtuar donacione.
Afrika ka marrë deri më tani 66 milionë doza dhe ka injektuar 50 milionë prej tyre.
Sipas shifrave të fundit, Afrika ka regjistruar zyrtarisht 5,730,638 raste me COVID-19 dhe 147,125 vdekje./rel
g.kosovari