Kur kane mbetur dhe pak minuta nga nisja e sfidës mes Anglisë dhe Danimarkës.,trajnerët e dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare.
Tekniku Gareth Southagate, për këtë ndeshje do të përdorë modluin e lojës 4-2-3-1. Në majën e sulmit do të qëndrojë kapiteni dhe pika e referimit të “Tre Luanëve” Harry Kane.
Në dy krahët e tij, do të luajnë Saka e Stërling. Nga ana tjetër, trajneri Kasper Hjumand, do të vari shpresat te Kasper Dolberg, që ka bërë mirë në këtë kampionat. Ndërsa treshja e sulmit do të kompletohet nga Braithwaite e Damsgaard.
Angli: Pickford, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Kane, Sterling, Phillips, Mount, Saka.
Danimarkë: Schmeichel, Vestergaard, Kjaer, Maele, Christensen, Delaney, Braithëaite, Dolberg, Damsgaard, Stryger, Hojbjerg.
Kujtojmë se Italia është ekipi i parë që ka prekur finalet e kompeticionit prestigjioz. Ajo arriti të kualifikohet pasi u tregua më e skatë në 11 metërsh se Spanja. Ndërsa Anglia, arriti në gjysmë finale falë fitores 4-0 ndaj Ukrainës, në një mbrëmje magjike.
Danimarka u rikthye në gjysmë-finale pas 29 vitesh. Hera e fundit ka qenë viti 1992, vit ku dhe u shpall fituesja e Kampionatit Evropian./m.j