Një burrë që mblodhi 36 mijë funte për vogëlushen, tifoze të Gjermanisë e cila u filmua duke qarë në një ndeshje të Euro 2020, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi, derisa edhe familja e saj tashmë është identifikuar.
Sipas BBC, Joel Hughes, nga Caerleon, Newport të Uellsit, nisi një mbledhje fondesh “për të treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar ishin të tmerrshëm”.
Disa tifozë të Anglisë kanë bërë komente abuzive në lidhje me të pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes me 2-0 të Gjermanisë në Wembley.
Në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.
“Në interes të vajzës sonë dhe familjes tonë ne do të dëshironim të mbeteshim privatë, megjithatë, dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme”, thuhet në deklaratë./m.j