Deputetja e opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj, është deputetja që do të mbahet mend për fjalimin e saj për “kërpëratat”, me plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.
Në seancën e fundit plenare ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.
Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë, “ç’ju duhet juve”, ka thënë Majlinda Halili.
Biseda:
Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?
Jo nuk më vjen keq.
E keni përmbushur misionin tuaj?
E kemi përmbushur.
Për çfarë do mbaheni mend?
Besoj se kam punuar shumë
Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?
Ç’ju duhet juve?
Një tjetër arsye pse fjalimi i deputetes Halili u bë viral, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve” dhe e lexoi me gabime, ishte se ai fjalim rezultoi i vjedhur.
/b.h
Nuk e kuptoj pse merren me nje fjale qe ka thene gabim nje here.