Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të luftuar kundër krimit. Kim deklaroi se fokusi është te puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Ajo shtoi se sistemi nuk është ende në majë të performancës kjo edhe për shkak të mungesave të krijuara nga procesi i vettingut duke theksuar se urdhri i Biden për zyrtarët e korruptuar do të nxisë edhe zyrat e prokurorëve në Shqipëri.
“Faleminderit që më keni ftuar të bashkohemi. Është mirë të shikoj të mbledhur për të diskutuar së bashku për luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë. Unë jam e huaj por ju jetoni këtu. Lufta kundër krimit nuk varet nga puna e një institucioni të vetëm. Fokusi ynë sot është puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Në vitet e fundit, që kur institucionet janë ngritur kanë filluar të krijojnë besimin e publikut. Sistemi nuk është ende në majë të performancës. Është koha për të ndërtuar një urë për të trajtuar mungesa e personelit të krijuara nga vettingu. Biden ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin më të gjerë ndaj personave të përfshirë në korrupsion. Ky urdhër do të nxisë zyrat e prokurorisë në Shqipëri për të luftuar korrupsionin. Ju nxis të gjithëve të punoni për të identifikuar boshllëqet në kapacitetin tuaj institucional. SHBA do vazhdojnë të ju mbështesin për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë dhe më demokratike”
/b.h