Dritan Abazoviç, Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi dhe tashmë President i Lëvizjes Qytetare URA, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, është ndaluar tek prejardhja e tij duke thënë se familja është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë.
Ndërkohë Abazoviç ka bërë të ditur se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do ngrihet shtatorja e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së bustit të Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë e tyre.
– A ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?
“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re ajo gjë ka për tu përfunduar dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do përfundojë. Kërkoj falje për vonesën por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët.” ka thënë zv. Kryeministri i Malit të ZiPolitikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.
-Çfarë ju lidh me Krujën?
“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbet me kontakte dhe vizitohemi shpesh.” ka shtuar më tej Abazoviç.
g.kosovari
Duhet t’a vendosësh në Tivar, që sot mban emrin Bar nga malazezët..