Bujar Murati, administratori i Euro Alb i arrestuar sot për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe ka qenë i arrestuar edhe në 2009 gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”. Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.

Sipas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu, i arrestuar ishte edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.