Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën e zhvilluar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, u shpreh se vendi është i angazhuar për më shumë siguri.
Rama theksoi se në Këshillin e Sigurimit Shqipëria nuk shkon thjesht për të siguruar një ulëse, por me një agjendë që pasqyron vlerat dhe sfidat e Shqipërisë moderne.
Po ashtu deklaroi se gratë dhe vajzat janë thelbësore për ndërtimin e paqes dhe sigurisë, duke shtuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtarë është një shtyllë e pashmangshme e një platforme që ndërton një shoqëri të mirë.
“Tani Shqipëria po angazhohet jo vetëm për siguri, por po shihet si e tillë. Një vend i vogël jo i pasur, me probleme e sfida por që di çfarë bën në politikën e vet të jashtme. Në Këshillin e Sigurimit vendi ynë nuk do të shkojë për të mbushur një karrige, por me një agjende që pasqyrojnë disa vlera dhe sfida të Shqipërisë moderne.
Së pari do të fokusohet në çështje të barazisë gjinorë sepse është një vend i renditur në 10 vendet e para në botë në klasifikimin Kombeve të Bashkuara sa i përket barazisë gjinore në qeveri.
Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbrojtur idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e relativizmit të antisemitizmi apo diskriminim të myslimanëve janë krejt të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona”, tha Rama./m.j