Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, Majlinda Bregu e ftuar në Euroneës Albania në emisionin, Raë Politics të Erla Mëhillit ka folur për për ndarjen me PD dhe për bashkëpunimin me Qeverinë.
“Unë sot sigurisht bashkëpunoj me Qeverinë shqiptare siç bashkëpunoj me 13 qeveritë e Evropës Juglindore. Jua them shumë hapur, mos duket sikur po bëjmë ndonjë herezi, dhe as nuk i druhem kësaj dhe as nuk ndruhem. Është një detyrë që ka primare punën dhe bashkëpunimin”.
E pyetur nga Erla Mëhilli, nëse gruaja- investim i PD, sot ka emocion për rikthim në politikë, Bregu u përgjigj:”Unë jetoj me politikë.
Erla Mëhilli: Në vitin 2016 keni bërë thirrje në parlament për pakt kombëtar për integrimin. Kjo është ajo që thonë kryetaret tani?
Majlinda Bregu: Ti Erla i ndjek kryetarët më shumë se unë. Unë gjatë këtyre viteve pavarësisht se mundohem të jem një ndjekëse e kujdesshme e politikës edhe se e kam për detyrë, edhe po të dua nuk e shmang dot, megjithëse politikën në Shqiperi do më duhet ta shumëzoj për 6 pastaj per 13, aq sa janë vendet nga të cilat drejtohemi, por ti e di më mirë këtë histori. Më duket se rezonon prap me realitetin sot.
Erla Mehilli: Ju keni qenë pjese e së djathtës kur keni bërë këtë thirrje…
Majlinda Bregu: Unë e di që jam ende pjese e të djathtës, por me letra,po me rezulton që nuk jam më.
Erla Mehilli: …Paralelisht me ju, edhe Ditmir Bushati e ka bërë këtë thirrje, kur u largua si Ministër i Jashtëm. Sot të dy ju nuk jeni pjesë e partive tuaja, për shkak të zgjedhjeve të kryetarëve. Kanë qenë ata kundër paktit dhe bashkëpunimit, apo keni qenë ju herët, kur e keni thënë këtë?
Majlinda Bregu: E kuptoj që ti do të besh lajmin me kryetarët, për kryetarët, ata e bëjnë lajmin çdo ditë mirë vetë, nuk druhen të thonë gjërat që mendojnë, unë di që ne kemi qenë një grum, i cili në mazhorancë dikur, kur unë isha minister, por dhe Ditmiri meqë ma permende, kemi qenë një grup që e kemi marrë shumë seriozisht këtë historinë e integrimit europian.
Më kujtohet që kemi ndenjur mbi 6 orë në seancë dëgjimore në komision të integrimit. Të njëjtën gjë edhe më pas kur unë drejtoja këshillin e integrimit europian.
Pra ka qenë një process, i cili pavarësisht se ishim në krahë të ndryshme qëllimi në fund të ditës ishte vetëm një. Ajo që ti më solle ndërmend, dhe që përkon në një moment shumë të veshtire në fakt, sepse sa kishin nisur krisjet e para me partinë time pikërisht për këtë arsye në fakt, sepse unë kërkoja në atë kohë një pakt kombëtar pra, për të thënë që të paktën për axhendën që mund të shpejtojnë reformat dhe anëtarësimin tonë në BE, mos të behemi pengesë dhe të paktën të bëhemi kontributor.
Sepse e kisha jetuar në kurriz këtë historinë e bllokimit të statusit të vendit kandidat, kur isha ministre nga tre ligjet e opozitës së atëhershme. Mendoja që e dija sekretin për ta kuptuar këtë hall të përbashkët. Por, mesa duket nuk ndodh gjithmonë kështu, sepse u pa si momenti i parë i tradhëtisë, sepse mendohej se pakti kombëtar shihej si bashkëpunim me Edi Ramën dhe Qeverinë. Këtu jemi prap sot.
Erla Mëhilli: I qëndroni ende paktit kombëtar?
Majlinda Bregu: Absolutisht po. Jo vetëm për integrimin. Sepse në rast se ne nuk kemi për politiken e jashtme të Shqipërisë por dhe për axhenda të cilat janë axhenda kombëtare.
Erla Mëhilli:.. Janë sërish të njëjtet aktorë. Keni shpresa se mund të ndodhë?
Majlinda Bregu: Une mungesen e shpreses time e tregoj me votë. Pjesa tjetër ështe përgjegjesi e atyre që votojmë.
Erla Mëhilli: Meqë më ngacmuat qëparë. Thatë se me letra nuk jeni më e djathtë
Majlinda Bregu: Me letra e kam fjalen në PD. Ti shkove votove psh?
Erla Mëhilli: Nuk di nëse e kisha emrin. Ti votove?
Majlinda Bregu: Une s’kam as emrin më. Më thanë që edhe gjate fushatës seksionet e partisë më dinin për të larguar dhe më kishin abandonuar nuk e kisha emrin as tek lista e anëtarësisë..
Erla Mëhilli: E ke marrë me sportivitet këtë
Majlinda Bregu: Unë e marr me pragmatizëm, e pranoj realitetin ashtu siç është.
Erla Mëhilli: E përmenda më herët që keni qenë gati për 7 vjet ministre Integrimi në qeverinë e PD, e vetmja femër ministre. Pra keni qenë një figurë ku partia ka investuar tek ju, më pas nuk iu kandiduan më për deputete në 2017. U mbyll këtu marrëdhënia juaj me PD?
Majlinda Bregu: Erla, kjo është një bisede që me ty bëhet me kollaj se besoj e kupton shumë mirë edhe ndjesinë edhe nuk është sekret po të themi që ne e kemi diskutuar për muaj edhe për vite me radhë këtë histori. Degjoj shume nga njerezit, dhe ka edhe nga ata qe mundohen me nje gjuhe, nuk pres qe te gjithe te te duan, edhe keto ngacmimet ne Facebook ku thonë ne të bëmë ministre etj. Sigurisht që në një moment të caktuar shansin ta jep kryetari i partisë apo kryeministri, por pastaj nuk besoj se të mban njeri, nuk e justifikon me punën që bën.
Por besoj që nuk kane qenë vite të këqija ato vite të qeverisjes time në ministrinë e Integrimit. Partia ti e di si është, nuk shkohet të presësh tek dera me një freskore në dorë dhe të presesh se mos kalon kryetari dhe mos të jep një detyrë. Për më tepër që historia ime e distancës nuk nisi në 2017. Nisi më parë, nisi me fushatën e zgjedhjeve lokale në 2015 ku na kërkohej të mos dilnim në fushatë sepse i jepnim kosto kandidatit për kryetar bashkie që në atë kohë ishte Halim Kosova.
Ti e di mirë se e kemi diskutuar. U forcua pastaj me historinë e zgjedhjeve lokale në Dibër ku ishte i tërë grupi parlamentar i PD dhe unë nuk isha. Kam shkuar vetë madje me idenë për të ndihmuar kandidatin tonë në Dibër por dhe sepse e ndjeja veten keq të mos isha atje ku ishte i gjithë grupi parlamentar.
Pastaj sigurisht që askush nuk pëlqen që t’i thuash të vërtetat edhe kur në 2016 pas zgjedhjeve në Dibër thashë ‘dakord, ja na i vodhen zgjedhjet në Dibër, por në rast se zgjedhjet vidhen kur ke gjithë grupin parlamentar në një zonë zgjedhore, çfarë ndodh kur të kesh zgjedhjet parlamentare ku secili do të merret me zonën e tij?’ Pra nuk ishte vetëm një moment ku u krijua shkëputje.
Ishte reforma në drejtësi, pastaj bojkoti i 2017 deri ditën e fundit. Pas 2017 unë nuk kam patur me asnjë kontakt.
Erla Mëhilli: Çadrën e kundërshtuat?
Majlinda Bregu: Unë kam qenë në Amerikë kur grupi parlamentar ka hyrë në çadër. Kam ardhur, kam takuar kryetarin e PD, kam shkuar në çadër siç kanë shkuar të gjithë, të them të drejtën nuk e besova asnjëherë që ishte një projekt që i jepte peshë, vlerë dhe e çonte partinë drejt fitores. Por le të themi që ujërat u majisën në momentin që po shkohej gjithmonë e më shumë drejt bojkotit të zgjedhjeve parlamentare. Ndaj them se pas momentit të 2017 unë nuk kam patur më asnjë kontakt me të.
Si kontribohet në parti? Se partia është gati gati ushtri. Caktohen detyra dhe një parti serioze nuk duhet ta bëjë këtë gjë një muaj para zgjedhjeve por duhet ta bëjë këtë gjithë kohën.
Në rast se në listat e anëtarësisë e ke me kollaj që ‘ti heqësh emrin tre-katër vetave në vend që të thërrasësh dhe tre- kater veta të tjerë, është histori pastaj që fillon e humbet vlerën. Dakord, unë u largova, fillova punë në një vend tjetër po s’është vetem çështje e Majlindes kjo, PD është shumë më e madhe.
Erla Mëhilli: ju keni disa deklarata publike në atë kohë ku po shkëpus vetëm një frazë: Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi! Dhe ne do të jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të rradhës. Ka media që e kanë risjellë këtë status tuajin duke e quajtur Profecia e Majlinda Bregut..
Majlinda Bregu: As di të bëj profeci as jam magjistare por besoj që ka qenë një lexim i mirë i asaj që ndodhi në 2017. Ajo deklaratë që citove ështe bërë në ditën kur u shpallën zgjedhjet për kryetar të PD, në korrik 2017, per fatin e keq te te gjitheve mbase mua mund te me japi kënaqësinë që kisha të drejtë. Pastaj gjithsecili e ka raportin me veten me asnjë tjetër. Në rast se do kisha thënë një gjë të gënjeshtër do isha ndjerë keq. Në momentin kur thua ok paskam thënë të vërtetën, dhe kur është e njëjta situatë prapë, kaq më mjafton mua për të qenë e qetë me veten, pra që kam folur edhe atëherë kur ti e di shumë mirë
Erla Mëhilli: Për t’u rikthyer pak, meqë zgjedhjet e 25 prillit përfunduan, është hera e parë në fakt që ndodh që një parti të fitojë tre mandate rresht qeverisjen dhe një parti të rri në opozitë për tre mandate rresht. Në këndvështrimin tuaj, çfarë do të thotë kjo për vendin dhe si duhet të sillen forcat politike sot.
Ju jeni vetë shembull se si një ish ministre e PD bashkëpunon me qeverinë e PS. Mendoni se duhet të ndryshojë mentaliteti politik? Pra bashkëpunimi të mos shihet vetëm si shitje, blerje apo pazar?
Majlinda Bregu: Ne i kemi provuar të gjitha. E kemi provuar edhe sistemin me një parti, e kemi provuar edhe sistemin më shumë parti, i kemi provuar edhe armiqësinë edhe armët ndaj njëri tjetrit, kemi provuar edhe momente bashkëpunimi me njëri tjetrin, kujtoj psh 2007 apo 2008 për reformën dhe ndryshimet kushtetuese.
I kemi provuar të gjitha, nuk është se politika shqiptare nuk i ka ka provuar. Sigurisht që qeverisja do të bej qeverisjen dhe opozita do duhet të bejë opozitën e qeverisë.
A ka çështje të përbashkëta për të cilat të dyja bashkë, si psh për integrimin apo çështje të tjera madhore, ku të dyja duhet të jenë bashkë? Absolutisht po siç ndodh në të gjithë botën.
A i bëjmë ne mirë vetes duke vazhduar me një sistem të vjeter grushtimi dhe ndasie? Më duket se kjo është vetëm sa për pjesën e ekranit dhe asaj të enjtes në parlament sepse ne kemi parë që elementë të bashkëpunimit të biznesit politik, të politikës si politikë, me biznes apo pa biznes, kryesisht me biznes, funksionojnë shumë mirë.
Unë sot sigurisht që bashkëpunoj me qeverinë shqiptare siç bashkëpunoj me qeveritë e 13 vendeve të Europës Juglinodre, ja u them shumë hapur mos duket sikur po bëjmë ndonjë herezi, dhe as nuk i druhem kësaj.
Është një detyrë që ka primare punën dhe bashkëpunimin me institucionet e çdo vendi të cilin përfaqësoj. A i duhet Shqipërisë bashkëpunimi? I duhet. A ka vend për të qenë kudo, gjithmonë bashkë, kjo pastaj nuk më takon mua ta them. Unë besoj që një qeveri bëhet më e mirë me një opozitë më të mirë. Ky është parimi im. Se ç’bëjnë kryetarët e partive politike pastaj kjo është punë e tyre.
Erla Mëhilli: Ju vetë, a keni më emocione, interes apo ambicie për të qenë sërish pjesë e politikës? Për të qenë pjesë e PD?
Majlinda Bregu: Për emocione besoj se e sheh. Unë nuk e kam lënë politikën. Unë jetoj me politikë.. dhe sot për sot jam këtu ku jam. Ajo që do të më pëlqente të shihja është sigurisht që do doja që gjatë këtyre viteve të kisha parë një parti demokratike të denjë për siglën dhe misionin që nisi që ditën e parë.
Erla Mëhilli: Nuk qe e denjë?
Majlinda Bregu: Do doja të kisha parë një PD të denjë..
Erla Mëhilli: Unë ju njoh prej kohësh pasi kemi punuar gjatë bashkë dhe ja u njoh nervin e punës dhe këmbënguljen. A jeni në vendin e duhur këtu ku je?
Majlinda Bregu: Është një punë që më ka hapur një prespektivë të re sepse politika lokale të bën të njohësh grupin tënd, sinorin dhe fshatin tënd le të themi, këtu je në një tjetër dimension, është dimension më ndërkobëtar dhe kupton atë që ju thashë pak më parë.
Une drejtoj një institucion që quhet Këshilli i bashkëpunimit Rajonal. Kuptoj rëndesinë që ka sot si të qenit kompetitiv dhe domosdoshmërinë për disa axhenda për të qenë bashkë dhe bashkëpunues. M
ë ka hapur një dimension tjetër dhe besoj se pas këtyre viteve kam filluar ta dua shumë ose mbase është fakti që une i jepem punës kudo që jam me shumë deshirë dhe kur shof që ka një rezultat të mirë, sicc ishte roaming, pavaresisht sa e vështirë mund të jetë për të gjetur një element të mirë për ta përmendur si histori suksesi, ndjehem prap shumë mirë.
Në fund të ditës rëndësi ka që atë që ke marrë përsipër ta bësh, ta bësh mirë. Kam dhe një barrë më të madhe në këtë punë sepse jam shqiptarja e parë që drejtoj një institucion në këtë nivel. Ishte gati një test edhe për mua. Besoj që edhe barrën e vendit që përfaqësoj ta mbaj me ndershmëri dhe me krenari.
Erla Mëhilli: Do të kandidoni për një mandat të dytë?
Majlinda Bregu: Nuk jemi në atë fazë diskutimi por do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet. Kam ende kohë për mandatin e parë, s’kam mbaruar ende të parin./m.j