Nard Ndoka beson se aleatët i kanë dhënë më shumë sesa i kanë marrë Partisë Demokratike. Kjo deklaratë e ish-kreut të partisë Demokristiane vjen pasi ABC raportoi se drejtuesit politik të PD kanë shprehur pakënaqësinë për punën e bërë gjatë fushatës nga aleatët.
Sipas raporteve të drejtuesve të PD, aleatët nuk justifikuan pozicionet e dhëna në listë nga Lulzim Basha. Rezerva të forta në raportet e analizës, drejtuesit politikë të PD japin edhe për funksionimin e koalicionit me LSI.
Ndërkohë, në një postim në Facebook, si kundërpërgjigje, Ndoka pretendon të kundërtën. “Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë!” shkruan ai.
“PD pa aleatët nuk vjen kurrë në pushtet! Një parti që merr mbi 10 mijë vota në shkalle vendi, i jep PD 2-3 mandati në varësi të formulës se Kodit Zgjedhor,” përforcon Ndoka mendimin e tij më tej në një koment.
/b.h