Fshati Nikël njihet për forcat e rendit si një nga zonat ku fshihen më së shumti persona me precedentë të theksuar kriminale. Vazhdimisht në këtë fshat kryhen aksione për kapjen e personave të rrezikshëm.
Më i fundit aksion është, një i zhvilluar më 24 qershor. Lidhur me këtë aksion nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, por së fundmi janë publikuar edhe videot nga momenti ku forcat “Shqiponja” mësojnë në banesa dhe biznese të personave të dyshuar.
Në dy videot e publikuara shihet se si “Shqiponjat” të armatosur rëndë vrapojnë për të kapur në flagrancë persona me rrezikshmëri për shoqërinë. /abcnews.al/