Vullkani Etna është riaktivizuar përsëri. Shpërthimi i fundit është edhe më spektakolar pasi arrin në 3 mijë metra lartësi.
Në videot e publikuara në rrjete sociale nga mediat e huaja shihen copëzat e vullkanit dhe llava teksa zbret përgjatë malit. Gjatë shpërthimit spektakolar tymi i zi arrin të shihet në 3 mijë metra lartësi.
Fenomeni ndodhi dy ditë pas shpërthimit të fundit: sot takimi midis rajonit të Siçilisë dhe Mbrojtjes Civile për të adresuar problemin e rënies së hirit në qendrat Etna dhe emergjencën e zjarrit./m.j