Ylli i televizionit italian, Raffaella Carrà, ka ndërruar jetë në moshë 78-vjeçare pas një sëmundje të gjatë kundër së cilës po luftonte prej kohësh.
“Raffaella Carrà na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzimi i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë “, me këto fjalë Sergio Iapino jep njoftimin e trishtuar të vdekjes së shoëgirl-it italian duke iu bashkuar dhimbjes së nipërve të saj Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, miq dhe bashkëpunëtorë të përjetshëm.
Emra të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta në lidhje me ndarjen nga jeta të ikonës së ekranit, ndër të cilët dhe Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maoi. Përmes një postimi në “Facebook”, ai është shprehur i trishtur për humbjen e yllit.
“Një ikonë televizive italiane, një person familjar për breza të tërë.
Largimi i saj lë një boshllëk të madh dhe shumë, shumë trishtim. Unë mbaj dhimbjen e të dashurve të saj.
Mirupafshim Raffaella, ju do të jeni përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Di Maoi krahas fotos.