Ka qenë roja i magazinës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë në Bubq të Krujës, që ka lajmëruar policinë se një grua dhe një burrë ishin të mbuluar nga gjaku brenda një makine ‘Ford”.
Roja nuk e dinte se 51-vjecari Artan Ismalaja kishte qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecaren Klarita dhe më pas kishte tentuar vetëvrasjen.
“U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai, raporton News24.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen, janë të paqarta motivet që e shtynë burrin të vrasë gruan. Çifti mësohet se ishin prindër të dy fëmijëve, dhe jetonin në Tiranë prej vitesh, ku kishin edhe një biznes.
g.kosovari