Për ata që janë në punë ka një lajm të keq, e ndërsa për ata që janë me pushime ka një lajm të mirë. Koha e vrenjtur e regjistruar sot nuk do të zgjasë shumë. Nga e mërkura dhe e enjtja pritet të sjellë temperatura të larta deri në 40 gradë celsius
“Jo më pak se 24 gradë celsius, por duke filluar nga e marta dhe në vinim presim një rritje të temperaturave, ku e mërkura dhe e enjte do të sjellë temperatura deri në 40 gradë celsius”, tha meteorologu i “MeteoAlb”, Hakil Osmani për Report Tv.
Ai tha se sot parashikohet që të bjerë shi, por kryesIsht në zonat veriore dhe verilindore.
“Do ketë shi në zonat veriore dhe verilindore, në zonat qendrore do të ketë shira që do të zgjasin pak. Megjithatë, zonat bregdetare karakterizohen nga kthjellime”, tha Osmani.
Sa i përket muajit korrik, 2 javët e para parashikohen me temperatura normale të këtij muaji, e ndërsa termometri pritet të shënojë temperatura më të larta në 2 javët e dyta.
“Muaji korrik pritet që 15 i parë të mbyllet në vlera prej 35 gradë, ndërsa në javët e dyta priten një masë më e nxehtë, nuk përjashtohet kjo mundësi që të sjellë temperatura më të larta se gjatë muajit korrik”, përfundoi Osmani në Report TV.
/b.h