Italia do të luajë nesër gjysmëfinalen e “Euro 2020” ndaj Spanjës dhe trajneri Roberto Mancini i ka idetë e qarta mbi formacionin që do të hedhë në fushë.
Në vend të mbrojtësit Spinazzola, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Belgjikës, do të luajë Emerson Palmieri.
Mbrojtësi i krahut, i cili luan me Chelsea, do të jetë kështu e reja e vetme e formacionit italian. Ciro Immobile, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë ndaj Belgjikës, do të konfirmohet nga fillimi.
Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile dhe Insigne.
/b.h