Mijëra njerëz kanë protestuar në Varshavë dhe në 20 qytete tjera të Polonisë për të kundërshtuar qeverinë e re konservatore të vendit. Partia e Drejtësisë e ka marrë pushtetin që nga muaji tetor kohë nga e cila edhe pesë anëtarë të saj i ka emëruar në gjykatën e lartë që ka gjithsej 15 anëtarë.Qytetarët refuzojnë t’i njohin gjyqtarët e emëruar. Protestat janë organizuar nga Komuniteti për Mbrojtjen e Demokracisë, një lëvizje qytetare e krijuar për ta kundërshtuar, atë që kritikët e quajnë përpjekje për politizimin e gjykatës.
Një zyrtar i qytetit të Varshavës tha se rreth 20 mijë persona u mblodhën në sheshin jashtë parlamentit. Protestuesit kanë brohoritur “Stop shkatërrimit të demokracisë” teksa mbanin në duar flamuj polakë dhe të BE-së. Partia konservatore e kontrollon presidencen dhe dy dhomat e parlamentit ndërsa Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion mbi këtë pushtet.