Transporti ajror ka nisur të rigjallërohet, madje duke arritur në nivele të përafërta me periudhën e para pandemisë Covid-19.
Të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), tregojnë se vetëm në muajin maj u kryen 1,610 fluturime, duke u rritur me 7,3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të njëviti më parë.
Krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 3,6 përqind.
Sipas të dhënave nga Eurostat, rritje ka pësuar edhe numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në maj 2021 është 152,842 pasagjerë duke u rritur 21,9 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Kontribut të rëndësishëm në rigjallërimin e transportit ajror kanë dhënë fluturimet për qëllime turistike. Nga të dhënat rezulton se fluturimet Charter zënë një peshë të rëndësishme të trafikut ajror këtë vit.
/b.h