Tjetër detaj zbulohet nga dosja voluminoze e operacionit ‘Shpirti’. Pjesa e shkëputur nga momenti i arrestimit të dy trafikantëve të drogës, Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, të cilët kishin shkuar në 2016 në Itali për të dorëzuar sasinë e drogës nga Shqipëria.
Siç edhe shkruhet në dosjen e siguruar nga Report Tv, pak para ndalimit Fiqiret Seferi ka marrë në celular Shpëtim Shehin, i cili bënte lidhjen e tyre me italiantët. Në bisedat telefonike Seferi i ka thënë me ankth Shehit të largohej se i kapën.
“ik, ik e pirdhu, ik e pirdhu! Na zunë, na zunë! Ik,Ik!”, thotë Seferi. Ndërsa më pas, Shehi ka kaluar në një kontroll nga Policia, pasi ka kaluar situatën e vështirë ka telefonuar italianin Silvo për t’i treguar gjithçka.
Pjesë nga biseda:
SHEHI: më kane ndaluar për një kontroll në rrugë! Edi? (…) si ta them, këtë këtu hudhe fare
SHEHI: ehi i dashur!
Silvio: Ku je?
SHEHI: Po iki…jo, më kanë ndaluar për një kontroll në rruge, e di!
Silvio: ah!
SHEHI: E tani po shkoj te marr…nje mikun tim. sidoqofte (kollitet)…si ta them këtë këtu (skeden telefonike-ship) hudhe fare, kuptove sepse…
Silvio: Po, kuptova! Kuptova!
SHEHI: Nuk duhet hiç!
Silvio: mmh! kuptova! Dëgjo e…
SHEHI: Nesër…shifemi ec!
Silvio: ah mirë! E si të ja bëjmë pastaj!
SHEHI: E mië vi unë…ke tregu tani shifemi…
Silvio: Ah! Okay! Okay!
SHEHI: Mirë?
Silvio: Mirë okay, shëndet!
SHEHI: Sidoqoftë mirë, mirë shëndet.
Silvio: Okay, tani e hudh shëndet!/m.j