Ukrainasja 52-vjeçare e cila u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar.
Ajo u shpreh se “Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë këtë gjë? Nuk e kisha për qëllim. Do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo.
52-vjeçarja u shpreh se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë. “Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra” theksoi ajo.
Gjate javes se shkuar policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas.
Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë./m.j