Mediat greke kanë publikuar pamjet e hajdutëve shqiptarë që grabitën 38 vila në ishullin e famshëm të Mykonos në Greqi.
Kamerat termike kanë arritur që të regjistrojnë të gjitha lëvizjet e hajdutëve shqiptarë që janë cilësuar si “fantazmat” e natës për nga mënyra e veprimit dhe kërdia që kanë bërë në ishull.
Preja e atyre sipas llogarive të autoriteteve greke kap shumën 320000 euro me çanta dhe ora të markave të njohura Prada, Chanel, Luis Vitton dhe Rolex, por edhe mijëra euro cash dhe sende të tjera me vlerë.
Policia regjistroi të gjitha bisedat e autorëve dhe të enjten e kaluar gjashtë burra dhe një grua të moshave 23, 25, 30, 32, 33, 34 dhe 35 u arrestuan.
Midis të arrestuarve ishte edhe udhëheqësi i bandës 35-vjeçar, por cfarë kodesh përdornin? “Hajde shkojmë në punë” – “do të shkojmë për kafe” ishte kodi kur anëtarët e grupit kriminal niseshin për të vjedhur.
Autoritetet greke theksojnë se hajdutët futeshin si “minjtë” nga dritaret duke thyer xhamat, ndërsa në momentin që binte alarmi dhe mbërrinte policia, ata ishin zhdukur në errësirë pa lënë gjurmë. Por pas disa javësh hetime banda u çmontua./m.j