Socialistët kanë nisur prej dy javësh analizën e rezultatit të 25 prillit, një proces që do të zgjasë rreth gjashtë muaj, për t’u përmbyllur në janar 2022.
Numri dy i partisë, Taulant Balla, e bëri të qartë para Kongresit të partisë, se llogaritë e asaj që shkoi do të jenë të vlefshme për dy sfidat e ardhshme elektorale.
Objektivi minimal i socialistëve në zgjedhjet e kaluara ishte ruajtja e votave të vitit 2017, gjë që nuk u arrit në 8 prej 12 qarqeve.
Kjo nuk u përkthye kudo me lëvizje në numrin e mandateve, për shkak të performancës së dobët të kundërshtarëve, kryesisht Lëvizjes Socialiste për Integrim, por tkurrja në vota është fakt në shumë zona.
Edi Rama kishte paralajmëruar fill pas zgjedhjeve. Në fund të gushtit, para se të nisë jeta parlamentare me vjeshtën, socialistët do të mbledhin sërish asamblenë, këtë herë për të rizgjedhur kryesinë dhe sekretariatin e ri, ku puna e gjithësecilit në zgjedhje do të vihet në peshore./m.j
socialistat nen drejtimin e k hajdutit edvin rama