Mijëra euro janë mbledhur nga përdoruesit e internetit për një tifoze të vogël gjerman, e cila nuk i mbajtit dot lotët kur skuadra e saj e zemrës u përjashtua nga kompeticioni “Euro2020”. Pamjet kur ajo qante dhe tifozët anglezë festonin me lotët e saj janë bërë viralë në rrjet.
Ndaj dhe një tifoz uellsian, Joel Hughes mori iniciativën për t’i treguar një vajze të vogël nga Gjermania, se “jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë aq të këqinj”.
“Unë nuk mund të qëndroj për të parë këtë lloj ngacmimi në internet. Kështu që mendova të bëj diçka. Diçka e vogël. Jo diçka që do të ndryshonte botën ose do të ndryshonte mendjen e atyre që shkruanin gjëra të këqija për vajzën e vogël,”– tha ai duke iu referuar disa komenteve që e cilësonin të miturën si “naziste e vogël”.
Joel Hughes ka mbledhur 33.200 euro dhe shpreson që prindërit e vajzës së vogël do t’i shpenzojnë paratë për ta bërë atë të lumtur dhe për të harruar shpejt zhgënjimin që përjetoi në stadiumin Wembley./m.j