Dy grafika dixhitale të artistit amerikan Andy Warhol, dhe një e Otto Piene, janë vjedhur në Nurnberg. “Katedralja e Kolnit”, dhe ajo e futbollistit gjerman “Harald (Toni) Schumacher” e krijuar në vitin 1983 janë vjedhur në makinën e drejtorit të Galerisë Hafenrichter, Jens Hafenrichte, raporton Artnet. Ato dy punime si dhe disa të tjera duhej të dërgoheshin për një ekspozitë në Dusseldorf, transmeton Koha.net.
Në makinë ishin gjithsej shtatë vepra arti që duhej të dërgoheshin për ekspozitë, por vetëm tri prej tyre janë vjedhur. Këto vepra arti kanë një vlerë rreth 100 mijë euro. Galeria ka thënë se është konfirmuar policia dhe janë në kërkim të dyshuarve.