Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një koncert në Filadelfia me rastin e 4 korrikut, Festa e Pavarësisë së SHBA. Mirëpo gjatë këtij udhëtimi Bebe është përballur me një të papritur.
Në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me fansat me ndjekësit e saj atë që i ka ndodhur, duke treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre.
Sipas saj, së bashku me pasagjerët e tjerë ajo ka qëndruar për dy orë në pritje.
“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë.
Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturim prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe në një postim.
Si përfundim avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e tij u thye sipas Bebe Rexhës.
/b.h