Abcnews.al ka siguruar dosjen e hetimit të Prokurorisë për operacionin ndërkombëtar të koduar Shpirti ku janë lëshuar 38 urdhra arresti, ku vetëm të premten në vendin tonë kanë rënë në pranga 28 shtetas.
Në dosje thuhet se bashkëpuntorët e policisë që ndihmuan në hetimin dhe në zbulimin e këtij grupi kriminal ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë policore, mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish polici Festim Felaj, etj janë Mariglen Shusha, Donial Drolli, Elton Hamza, Fërhat Ajdini dhe Fiqiri Seferi.
Këto shtetas në deklaratën e tyre kanë treguar se ishin pjesë e këtij grupi kriminal dhe me detaje kanë treguar sesi funksiononte kjo organizatë kriminale dhe se kreu i saj ishte Ilirjan Duçellari(Zaimi) i njohur ndryshe si Lani.
Përveç lidhjes që ky shtetas kishte me prokurorin e Vlorës Maksim Sota që e ndihmonte të rregullonte problemet që kishte me drejtësinë, një tjetër person që e ndihmonte atë që të kalonte drogën nga uji sipas bashkëpuntorëve ishte një person me emrin Festim, që thirrej “kokë lopa”.
Bashkëpuntori i drejtësisë Mariglen Shusha ka dhënë detaje dhe në lidhje me lidhjen që kishte polici me kreun e grupit të trafikantëve Lanin
“Ilirjan Balla jetonte në një shtëpi që lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit të tij, po deshe të jap dhe foto që e kam shkrepur nga jashtë. Nga toka Lani kishte armik kurse përsa i përket detit, në Drejtorinë e Kufirit ishte i impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku dhe lani ka lokalin e tij dhe për një periudhë vinte te be me një Klas E, me ngjyë gri. Ky ka ardhur disa herë dhe e ka takuar dhe ka siguruar kalimin e lëndës narkotike në pjesën e detit. Gjithashtu ai ka ardhur dhe me një tjetër person që ka thënë se është punonjës policie. Ai ishte moshatar me Festimin dhe mos gaboj quhej Gjergji dhe atij do i jepnin 15 000 euro për të siguruar pjesën e detit.më duhet se Festimin pas kanë spostuar Ilirjanin si Zëvendës Drejtor në Dibër, e kanë transferuar si Shef Policie në Komisariatin e Dibrës, unë fol mbi atë që merrja vesh nga Ilirjan Ducellari”, thuhet në dosje.
Gjithashtu në një deklaratë të bërë më 4 dhjetor të 2019, bashkëpuntori i drejtësisë Shusha ka dhënë detaje sesi njihej ndryshe Festimi dhe rolin e tij në këtë grup kriminal.
”Në tetor të 2015, në shtator dhe tetor është mbledhur marijuana e punës, e do të bëhej në këtë mënyrë: Përsa i përket tokës ishte e kontrolluar nga ilirjani, ndërsa uji , deti nga një punonjës policisë së Shtetit , sepse Drejtoritë janë të ndara quhet Festim, “Kokë lopa”, është një mënyrë thirrje. Më duket se në atë periudhë punonte në Vlorë, e më pas është transferuar në një vend tjetër”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
/b.h