Presidenti Ilir Meta, ka apeluar që shqiptarët të mos largohen nga vendi. Një ditë më parë teksa ka përkujtuar 2 Korrikun 1990 ka deklaruar se qëllimi i përbashkët duhet të jetë mos braktisja e vendit.
Meta i bën këto deklarata, ndërkohë që fëmijet e tij i ka jashtë dhe harxhon miliona lekë për shkollimin e tyre.
Nuk është ndonjë gjë e fshehur është vetë ai dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi që deklarojnë trasaksione prej mijëra eurosh për fëmijët në Londër.
Ndaj qytetarët i kanë kërkuar llogari Metës se përse nuk i sjell fëmijët e tij këtu, derisa bën apel që të tjerët mos të largohen.
Ata e akuzojnë për grabitjen e thesarit me të cilin, sipas tyre po shkollon fëmijët.
Të gjitha këto akuza janë hedhur në rrjetin social të Metës, aty ku herë pas here, shfaqet me deklarata e dekorata.
“Pse si sillni ju fëmijët tuaj këtu apo e keni katranosur këtë vend që ska burrë nëneme e pru në fije edhe bëni sehir tani…Përrallat tuaja s’i beson më njeri. Vetëm kur ti të marrësh përgjegjësitë e tua, atëherë mund të lexojmë nga ato që ti shkruan….Ndryshoi koha, dhe mos na pandehni se jetojmë akoma në peme, ti dhe gjithë legenat politikanë qe na keni rrjepur 30 vjet…jeni 100 herë më të ligj se Enveri, sepse na zhveshët nga gjithçka, legena…. Edhe ti theve thesarin e çove fëmijët në Perëndim….Edhe ti vodhe arin e Shqipërisë, do vetëm një dekoratë more faqe zi. Si s’ke turp more gjithë atë arë e gjithë ato para që ke fshehur nëpër fuçia në tokë e ne bredhim rrugëve të botës”.
Këto kanë qenë komentet e qytetarëve kundrejt Presidentit Ilir Meta, të cilat do t’i sjellim më poshtë, mbushur me akuza të cilat thuhen pothuajse çdo ditë, por ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga organet e drejtësisë.
Kujtojmë se të tre fëmijët e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe.
Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marra.mendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet.
Më vonë, në vitin 2020, shkollimin e fëmijëve në Londër çifti Meta-Kryemadhi, deklarojnë se e mbulojnë me shitje të apartamenteve që janë në pronësi të Kryemadhit.
Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli./cna.al
/m.j