Mediat greke kanë zbuluar detaje nga mënyra se si funksiononte banda e shqiptarëve në Mykonos që vodhi nga viti 2020 deri pak ditë më parë 39 vila dhe 320 mijë euro sende me vlerë e para.
Në fakt, anëtarët e bandës ditën shfaqeshin si një familje e mirë dhe shmangnin kontaktet me fqinjët për mos rënë në sy. Natën ishte koha e veprimit.
Ata ecnin nëpër shtigje dhe rrugë të errëta ndërkohë që për të hyrë nëpër vila nuk zgjidhnin dyert, por dritaret e tualeteve.
Mes sendeve të vjedhura nga shqiptarët kishte çanta apo ora Rolex, Louis Vuitton, Prada apo Channel. BW