Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti i uron punë të mbarë, ndërsa i ofron bashkëpunim në çështjet me interes nacional.
”I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.