Një operacion i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë.
Report Tv mëson se është arrestuar prokurori i Vlorës, Maksim Sota i cili është në ‘arrest shtëpie’, në pranga ka rënë edhe Ilirjan Balla, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve në Vlorë, dhe ky i fundit në ‘arrest shtëpie’.
Të arrestuar janë edhe Festim Lelaj, ish-oficer policie si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së punës në Kavajës.
/b.h