I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, deputeti aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka folur për disa çështje.
Ai fillimisht komentoi shpalljen ‘non grata’ të Berishës nga DASH.
Sipas Murrizit, ky vendim do të ketë ndikim te opozita, e jo më kot sipas tij, takimi mes Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker dhe kryedemokratit Lulzim Basha zgjati rreth 2 orë.
Sakaq, Murrizi u ndal dhe te shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Deputeti deklaroi se ka votuar pro shkarkimit, e për këtë tha se ka pasur prova dhe indicie kofidenciale.
Si e vendos shpallja ‘non grata’ e Berishës opozitës?
Myslim Murrizi: Kryetari i konfirmuar në detyrë, që bëri garë mes shokëve të tij, duhet të matet mirë dhe ta ndajë për një qëndrim fiks që mund të ketë kosto dhe është i detyrueshëm. O je shtatzënë, ose jo, me të parë s’ka. Ai takimi i djeshëm me Reeker, nuk ka qenë kafe studiosh, ka qenë takim për të ndarë këto punë.
S’më shqetëson fati individual i politikanëve, por i mbështetësve të opozitës, përballë një qeverie që qëndron 12 vite, kjo më shqetëson më tepër?
Myslim Murrizi: Meqenëse unë i përkas studentëve të 90-ës. Sot PD është më e majtë se e majta. Partia Demokratike ka një panoramë 30-vjecare, pas 91 duhet të fitonte bindshëm PD. U desh ardhja e Ristanit që çoi PD në pushtet. Kur përpiqen të na falsifikojnë historinë që kemi jetuar vetë, të vjen të plasësh. Këta rrenë për datën e krijimit të partisë. Unë kam qenë deputet në 97-ë-91-in. U plagos Azem Hajdari. Dolëm nga parlamenti, hymë në parlament prapë, baskë me Hajdarin. U vra Hajdari, dolëm nga Parlamenti, u futëm prapë. Pra, nuk besoj që jemi kaq behar sa nuk pyesim për ta se këtu jemi bindshëm, aq më shumë gjendur para një mazhorance të sotme që ndoshta nëse opozita do të prishet dhe çahet përfundimisht, si themeluesit kërkonin që “E duam Shqipërinë si Evropa”, duke mbajtur qëndrim as mish as peshk.
Me rastin Berisha s’ka më as mish as peshk…
Myslim Murrizi: Politikani vlerësohet nga qëndrimet që mban. Ka deklaruar Basha që dua 100% të hapura listat, të dalë dhe të flasë, të përshëndesë vendimin e Kushtetueses. Me fjalë të merr në qafë ai. Valbona Sako në Durrës ka vdekur politikisht, nuk kërkohen zgjedhje, në Vorë s’ka kandidatë, ai nuk hy në zgjedhje, pse?
Myslim Murrizi: Unë votova pro largimit të Presidentit, me qejf, të votoja dhe për 4 të tjerë të futen në burg. E votova për arsye konfidenciale. Kam informacione të klasifikuara, unë si them dot arsyet, por që ka pasur. Për mua është i rëndësishëm cënimi i integritetit të presidentit, nga flirte, takime, me njerëz problematikë, jo për ne, por edhe për botën. Artikulimi publik me aleatin strategjik ishte i tepërt. Kam qenë i bindur për votën time, si në komision si në parlament.
A duhet ta shkarkojë kushtetuesja?
Myslim Murrizi: Raporti ka shkuar te Gjykata Kushtetuese. Kemi dërguar të gjithë raportin voluminoz. Nuk jam pushtet ushtrues këto 30 vite, unë kam qenë paditësi kryesor për të prishur listat. Fakti që dhanë një vendim objektiv për një parti të krijuar në shtator, besoj dhe shpresoj që do të jenë dinjitoz për të dhënë një vendim në përputhje që ka dhënë Parlamenti me 140 votat e tyre.
/a.r
Po qe ngjite ky Murrizi!