Mbi 250 mijë qytetarë francezë kanë firmosur një peticion ku kërkohet të riluhet dueli i Euro 2020 mes Francës dhe Zvicrës.
Përballja që la jashtë Europianit kampionët në fuqi të Botës nuk është kapërdirë mirë nga tifozët e “Gjelave” të cilët pretendojnë për një parregullsi tek penalltia e humbur e Kylian Mbappe.
Sipas tyre, Sommer nuk ka qenë në vijën e portës në momentin e ekzekutimit të saj, duke i krijuar kështu mundësi për të reaguar saktë ndaj sulmuesit.
Vështirë se një gjë e tillë do të marrë “jetë” në dyert e organit më të lartë të futbollit Europian, gjithsesi, francezët janë të bindur se kanë të drejtë. Kjo është hera e parë që një ndeshje e këtij niveli vihet në dyshim dhe kërkohet përsëritja e saj.
/a.r