Gazetari Artan Hoxha vrasjen e Behar Sofisë me 25 shkurt të këtij viti, e ka konsideruar si një mesazh dhe jo si një antentat.
Hoxha tha se Sofia jetonte pas qendrës tregtare pranë Piramidës së Tiranës, zonë të cilën e konsideroi si më të sigurtën në Shqipëri. Gazetari tha se aty ka shumë siguri dhe me vrasjen e Sofisë, u dha një mesazh.
“E di ku jetonte Behar Sofia? Behari jetonte në vendin më të sigurt në Shqipëri…Ai jetonte aty pas qendrës tregtare, ku ka një siguri shumë të lartë. Janë banka, vetë qendra tregtare ka grupe të policisë private, por aty jetojnë edhe persona të tjerë që mbajnë siguri të lartë. Më shumë se një vrasje, u pa si një mesazh,”- tha Hoxha.
/a.r