Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Klan News bën me dije se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Po ashtu bëhet me dije se mjeti ka përfunduar në oborrin e një banesë në fshatin Shelcan. Deri tani raportohet për 5 persona të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, ku dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
/a.r