Shqipëria ka shënuar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë shprehet se nga 4,024 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm dy raste të reja kanë rezultuar pozitive.
Ndërkohë shërbimin spitalor po e marrin 2 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 5 persona
RAPORTIMI I DETAJUAR:
Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.
Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024
Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1