Mentor Mehmeti, ish-ushtari i UÇK-së, i cili ka mbetur i paralizuar në karrocë me rrota dhe bashkëshortja e tij Hanife kanë treguar historinë e tyre të dashurisë.
Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, kjo e fundit tha se u dashuruar me Mentorin nga televizori pa e njohur fare, duke i dal kundër familjes së saj.
“I kam thënë nënës time hajde shikoje këtë djalin. Ka me ken burri jem. Asaj iu duka shumë e re. unë nuk e njihja ska pas lidhje fare, po ishte e shkruar dhe kemi 13 vite bashkë. Familja ime nuk donte në fillim, I kam pas kundërt por jemi bashkë”.
Ndërsa Mentori se ka me historinë e tyre ka dashur të shpreh një mesazh për të gjithë, që ata janë shumë të lumtur tani, por jeta e tyre nuk është perfekte.
Çifti janë prindër të një vajze, për të cilën kujdeset Hanifja dhe bashkëshorti punon IT.
“Unë nuk mund të them që kam qenë i dëshpëruar se plagët e lirisë nuk janë dëshpërim. Po ka qenë një lloj sfide që duhet të nisja një jetë të re në karrige. Tani kam arritur të përcjellë edhe një lloj mesazhi me këtë.
Familja ka qenë skeptik se sfida ka qenë e njëanëshme. Nuk mund të jetë jetesa me një njëri të tillë, do një guxim për një vajzë, që Hanifja e ka pas.
Ne kemi një vajzë, po fatkeqësisht nuk mundëm ta zgjojmë nga gjumi. Ne jetojmë në një familje, po nuk kemi pasur një jetë perfekte. Jetesa është e vështirë përgjithësisht në Ballkan, po në përgjithisht kam pasur njerëz që më kanë vlerësuar. Unë punoj IT në një kompani ndërtimi”, u shpreh ai.
/b.h