E ndërsa ngërçi mes kryetarit të bashkisë së Vlorës dhe këshilltarëve vazhdon, deputeti Fate Velaj është socialisti i radhës që sulmon Dritan Lelin.
Në një postim në Facebook, ai thotë se kryetari i bashkisë së Milanos i mbylli derën, prandaj i kërkon Lelit që të kthehet në Vlorë dhe të punojë.
“Ktheu në qytet e puno, Dritan Leli…pasi gënjeu e mashtroi dynjanë me ngjyrën vishnje të fytyrës, mbasi e paraqiti atë ngjyrë si ‘Namuz’, pasi i doli boja në qytet e tërë Shqipërinë, Dritan Lelis, tentoi të mashtroj edhe Italinë fqinje dhe jo ndonjë qytet dosido, por Milanon.
Mbasi e kishte mbyllur derën e teatrit për Këshillin Bashkiak, pasi i kishte lenë ata të prisnin për të disatën herë, ai, nga frika, u skuq e u përcëllua nga inati dhe të dielën, e hapi derën e teatrit për Edi Ramën, por, tre ditë më pas, sot, e mbylli përsëri për Këshillin Bashkiak duke i lënë në mes të diellit.
Dhe pikërisht sot, me përskuqjen futur në xhepin e majtë të xhaketës, u nis ta shpaloste në mes të Italisë. Kërkoi fillimisht të takonte Giuseppe Sala, kryetarin e Bashkisë së Milanos për të dalë një foto me të e të na i tregonte neve, se ai, përskuq këdo që ja do puna për të arritur qëllimin. Por, Giuseppe Sala nuk pranoi ta takonte duke i treguar përpara fytyrës, derën e mbyllur të bashkisë së metropolit Lombard.
Dhe akoma më keq, ose më saktë më zi, për të ardhur me një fotografi si strategu i zhvillimit të qytetit, ai që sjellë projekte afatgjata, trokiti tek një OJF që bazohet tek doktrina sociale kishës katolike dhe takoi dikë, një pa emër e që se morëm vesh se kush ishte e çfarë përfaqësonte. Pra, në një kohë që Këshilli Bashkiak, qyteti vetë e pretë të punoj, ai bënë Vacanze Milanese për të manaxhuar të kuqen e fytyrës përzjerrë me të zezë bloze” shkruan ai./m.j